Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane për pakënaqësitë atje me “përzierjen” e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e tyre.
Çitaku i ka thënë Kurtit se në vend se të përzihesh në zgjedhjet e brendshme të shteteve të tjera “angazhohu pak me i largu sanksionet”.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”, ka shkruar ajo, raporton Express.
Ajo thotë se Kurti është skandaloz dhe se koston e papërgjegjshmërisë së tij po e paguan Kosova.