Cilat parti politike janë pro tërheqjes së Trustit?

Nisma legjislative e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nënshkruar peticionin për projektligjin për Trustin pritet të trajtohet në Kuvend pas rikthimit nga qeveria.

Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës ishin dorëzuar nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trust-in, i cili do tu mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Të njëjtat nënshkrime iu janë nënshtruar verifikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.

Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.

Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.