Dasma e Bledi Bytyçi dhe Leonita Bujupi u bë virale ditë më parë.
Fotografitë e tyre të dasmës emocionuan të gjithë dhe u shpërndanë kudo.
Bledi, djali i dëshmorit Sylejman Bytyçi, zgjodhi që nusen së pari ta dërgojë tek varri i babait të tij dhe pastaj të vazhdojnë për dasmë tek të ftuarit.
Aty çifti realizoi një set fotografish dhe qëndruan rreth 1 orë.
Emocionet e kësaj dite ata i kanë rrëfyer në ‘’Era Verë’’ duke emocionuar edhe shikuesit e T7.
Bledi ishte vetëm 6 javë kur babai i tij, ushtar i UÇK-së, u vra teksa luftonte kundër forcave serbe.