Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, më të intensfikuara gjatë orëve të pasditës. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat e thella malore priten reshje bore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C, njofton MeteoKosova