Ashtu siç pritej, seanca e plenare e së hënës në Kuvend nisi me tensione dhe kaos nga deputetët e opozitës.
Disa deputetë, midis tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë hedhur sende drejt Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Më pas, deputetët opozitarë kanë thyer karriget e veta dhe i kanë nxjerrin jashtë godinës së Kuvendit, ku i kanë vënë flakët.
“Shtëllunga e tymit po krijon vështirësi edhe për gazetarët”, raportoi gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj.
Bojkoti dhe tensionet e krijuara nga opozita, vijnë pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, për çështjen “Babale”.
Lidhur me këtë, PD ka njoftuar protestë më 7 tetor. Nga ana e saj, mazhoranca ka deklaruar se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se jeta parlamentare do të vijojë./abcnews.al