Çështja e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi e Petkoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel.

Javën që shkoi Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, ndonëse nga Qeveria e osovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për kët çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.