Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se brenda pesë viteve Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive.
Kështu ka deklaruar Çeku gjatë fjalës së tij në lansimin e strategjisë së Federatës së Futbollit të Kosovës për periudhën 2024-2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.
“E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.
Ai ka thënë se MKRS gjatë këtij viti po planifikon edhe nisjen e stadiumit nacional.