Gërvalla mirëpret në takim kryeparlamentaren sllovene
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq. Takimi fillimisht u paralajmërua të mbahej ditën e hënë, por është shtyrë për sot. Zupançiq, dje është mirëpritur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe më pas edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
