Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin W04489…
