Gërvalla e pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, e falenderon për “bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Sipas njoftimit të MPJD’së, Gërvalla e ka falendëruar Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, “që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik…
