Ditë e rëndë, pesë persona vdiqën dje në aksidente trafiku u lënduan tre të tjerë
Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë me lëndime të rënda si pasojë e tri aksidenteve trafiku, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Aksidentet kanë ndodhur në Graçanicë, Podujevë dhe Pejë. Express ju sjell një përmbledhje të krejt asaj çka dihet rreth këtyre rasteve…
