Aksidentohen tri automjete në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku janë përfshirë tri automjete. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin, transmeton IndeksOnline. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar zyrtarisht.
