Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi
Në moshën 64 vjeçare ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i RTK-së, Bardhyl Bekteshi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit të cilët kanë treguar se varrimi i tij do të bëhet të premten në Podujevë. Bekteshi ishte punëtor shumëvjeçar edhe në ish-RTP.
