Kosova bëhet anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, dhe Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Dren Doli, dorëzoi instrumentet e aderimit të Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (International Commission on Missing Persons)…
