Kryediplomati britanik, David Cameron, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë është pritur nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Pas takimit, Cameron është deklaruar për media.
“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it”, tha Cameron.
“Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.
Para tij ka folur edhe nikoqirja e takimit, Gërvallës-Schwarz.
Cameron pas Gërvallës do të pritet në takim edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.
Kryediplomati britanik arriti në Kosovë të mërkurën ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, të cilit ia konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.
Kjo është vizita e parë jashtë vendit në këtë vit për David Cameron.