Bylbyl Sokoli mund të bëhet trajner i skuadrës së njohur shqiptare?!

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, është një nga kandidatët për tu emëruar “timonier” te skuadra e Kukësit në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Kukësi në vithet e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të forta në Shqipëri, mirëpo në këtë edicion nuk po i arrin rezultatet e dëshiruara dhe pas javës së 11-të ndodhet në pozitën e parafundit (9) me 11 pikë të mbledhura.

Sokoli ka qenë prezent në stadiumin edhe në ndeshjen që Kukësi e humbi nga Vllaznia e Shkodrës me rezultat 1:0 derisa mediet në Shqipëri kanë raportuar se ai mund të emërohet trajner i Kukësit.

Shqip.com e ka kontaktuar Sokolin për të biseduar për çështjen në fjalë.

“Nuk kam asnjë ofertë nga Kukësi. Kaq mund të them”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Momentalisht asnjë trajner nga Kosova nuk e drejton ndonjë ekip nga Shqipëria.

Enkeleid Dobi është momentalisht trajner i Kukësit.

Ndryshe, Sokoli në Kosovë i ka drejtuar shumë skuadra, derisa ka qenë edhe përzgjedhës i Kosovës në vitet e paraluftës.

Ai ka përvojë edhe në Maqedoninë e Veriut me skuadra si: Renova e Xhepçishtit dhe Milano e Kumanovës ekipe me të cilat ka marr pjesë edhe në garat evropiane.