Gazetari Berat Buzhala ka komentuar mbi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj derisa ka thënë se e ka me borxh ta tregojë arsyen e dorëheqjes.
Buzhala në Facebook ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës të gjithë e dijnë se Armend Mehaj është rrahë ne zyre me zëvendesin e tij, Shemsi Syla.
Buzhala ka hedhur edhe dyshime të tjera lidhur me dorëheqjen e Mehajt nga kjo ministri.
Postimi i plotë i Berat Buzhalës:
Ministri i Mbrojtjes Armend Meha e ka me borxh me tregu arsyen e doreheqjes.
Krejt FSK e din qe Meha e zevendesi i tij Shemsi Syla jane rrehe ne zyre. Thuhet qe edhe ma shume se kaq.
Krejt po flasin qe Armendi ka probleme profesionale me njerezit qe e kane rrethu. Qe ministri Meha ka dyshime per fondin e FSK’se, per armet e bleme ne Turqi si dhe per kerkesat ilegale te qeverise me i perdore pajisjet qe Amerika ia ka dhane Kosoves per operacione ne veri, ne kundershtim me marreveshjen me Ameriken.