Një person është gjetur pa shenja jete dje pasdite në komunën e Leposaviqit.
Sinjali mëson se viktima është qytetari i nacionalitetit serb, Lubisa Kovaceviq, 61-vjeçar.
I ndjeri kishte lënë një letë lamtumirëse për familjarët e tij, gjë e cila kishte alarmuar vajzën që të kërkojë ndihmën e Policisë.
Në letrën të cilën e ka siguruar Sinjali, 61-vjeçari ka njoftuar familjarët se do të shkojë ‘në rrugë pa kthim’, teksa u ka kërkuar atyre edhe falje për të gjitha.
Siç thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 17:00 dhe i njëjti i është dorëzuar organeve kompetente.