Punët e vështira për të fituar pak, nuk janë të rralla në vendin tonë.
Një prej tyre ishte edhe “personazhi X”, një burrë që vepron në tregun e kryeqytetit, duke fituar si transportues me karrocë, përcjell lajmi.net.
Ai, për redaksinë tonë tha se angazhohet për të fituar pak, ndërsa të ardhurat nuk shkojnë më shumë se 2-3 euro në ditë, herë-herë 4 ose 5.
Me t’u bërë virale storia e parë, në adresë të lajmi.net u paraqitën kontribues të ndryshëm, që ishin të gatshëm të ndihmojnë atë.
Kështu edhe ndodhi. Tre prej tyre, i siguruan burrit me karrocë 200 euro, me ç’rast u pa tejet i lumtur në momentin kur ekipi ynë ia dërgoi paratë.
Më poshtë edhe videoja emocionuese.