Një krim i rëndë ka ndodhur në Gjakovë para pak muajve. Atje për katër ditë rrjesht gjatë muajit gusht të këtij viti, nga datat 17 e deri me 22 gusht, personi me inicialet A.J rrahu në mënyrë barbare gruan e tij.
Si rrjedhojë ndaj të njejtit, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuze.
Në të jepet detaje të tmerrshme se si ka ndodhur ky krim.
Sipas aktakuzës i pandehuri A.J., në mënyrë të vazhdueshme e sulmon fizikisht të dëmtuarën, bashkëshorten së tij S.J. Për gjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes se tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit. Me këtë ka kryer veprën penale, “Lëndimi i lehtë trupor në vazhdimësi”.
Por kjo nuk ishte e vetmja, A. J i kishte shkaktuar dëmtime bashkëshortes edhe më herët.
Aktakuza thotë se në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e kanos me fjalë dhe me armë të dëmtuarën, bashkëshorten e tij S.J., ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë “ Ka me t ‘vra”, me ç ‘rast me veprimet e tij, i pandehur tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj. Me këtë ka kryer veprën penale “Kanosje”
Arma me të cilën është kanosur e dëmtuara, është sekuestruar, po ashtu, në departamentin për krime të rënda, është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurorët e rastit i kanë propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.J., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.
Për katër ditë rresht A. J nga Gjakova ka sulmuar bashkëshorten e tij vazhdimisht. Kjo ka ndodhur nga 17 gushti e deri më 22 gusht 2022.
Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit, për këtë e disa vepra tjera penale. Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi”, dhe “Kanosja”, si dhe, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Nacionale