Burri kosovar në Zvicër raportohet ta ketë vrarë gruan e tij 37-vjeçare

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus.

Ajo dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar. I dyshuari 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, shkruan Blick.

Aty ka njoftuar se i njëjti ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte.

Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar, partneri i saj është arrestuar, përcjell albinfo.ch.

Pasi efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e viktimës kanë parë që ajo ishte e goditur disa herë me thikë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.