Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Drenas, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se 35-vjeçarja ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen, duke thënë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal.
I dyshuari më pas kishte eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me tëhollues që përdoret për përgatitjen e ushqimit në kuzhinë. Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.