Kompania vendore, “Meka Halal Food” e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit ka bërë të ditur se punëtorëve të kompanisë u është dhënë paga e 14-të.
Këtë njoftim e afaristi, pronari i “Meka Halal Food”, Burim Piraj në një postim në Facebook.
“Falënderimi dhe madhërimi i takon vetëm Allahut që na mundësoj ta gëzojmë pagën e 14 në MEKA HALAL FOOD!”, shkruan ai.
Ndryshe, kohë më parë Piraj pati thënë se paga e 14-të ndahet për punëtorët si rezultat i punës së tyre.