Bullgaria do të forcojë praninë e saj ushtarake në Kosovë.
Ajo përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarëve për t`u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR).
Dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton Radio Bullgaria.
Në ceremoninë që do të mbahet sot në Bullgari, do të marrin pjesë zëvendës-shefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.
Gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.