Grupi Parlamentar i AAK-së, sot do të mbajë tryezë për zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë.
Kjo tryezë do të mbahet në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës, ku do të marrin pjesë akterë të ndryshëm të fushës.
Kjo u bë e ditur për medie përmes një njoftimi.
Njoftimi i plotë:
Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve me sektorë të ndryshëm në vend, organizon tryezën e radhës që për temë ka zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë.
Tryeza mbahet nesër, më datë 20 nëntor 2023, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.