Bujar Osmani: Një konflikt shumë i madh mund të ndodhë në Lindjen e Mesme në 48 orët e ardhshme

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se ka informacione që lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet.

Ai të premten ka deklaruar se ka paralajmëruar përmes një kumtese në MPJ që mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme në 48 orët e ardhshme.

Kështu, ai citohet të ketë thënë se qytetarët në Lindjen e Mesme janë rekomanduar që të lëshojnë zonat pranë Iranit dhe Izraelit.

“Para tre minutave nxora një kumtesë si MPJ dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve tanë se nëse janë në Lindjen e Mesme diku afër Iranit dhe Izraelit ta lëshojnë menjëherë atë zonë, për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje.” – ka shtuar ai.