Komuna e Shtimes ka dhënë një tender në vlerë të 5 mijë e 483 eurove për furnizim me veshmbathje. Veshjet dhe mbathjet e blera do të shkojnë për disa drejtori të kësaj komune.
Brekë pambuku për meshkuj, brekë pambuku për femra, maica të brendshëm për femra, maica të brendshme për meshkuj, çorapë pambuku e shallvare për femra, janë vetëm disa nga produktet që ka vendosur t’i blejë Komuna e Shtimes.
Komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “Çlirimtari”, në tenderin e dhënë që kap shumen e mbi 5 mijë eurove ka treguar se këto produkte të veshmbathjeve do të shkojnë për disa drejtori.
“Vlera e përgjithshme e kontratës 5,483.00. Furnizim me Veshmbathje, për Institucionet e Komunës së Shtimes. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 10.03.2023. Data e publikimit te Njoftimit për kontrate: 17.03.2023. Data e hapjes se tenderëve: 22.03.2023. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 04.04.2023 Data e nënshkrimit te kontratës: 06.04.2023. Numri i tenderëve te përgjegjshëm 4. Emri zyrtar i kompanisë fituese LC Group SH.P.K”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se cilët punonjës të drejtorive do t’i veshin e mbathin këto produkte.
“Furnizim me Veshmbathje për Institucionet e Komunës së Shtimes-Drejtoria për Shërbime Publike. Furnizim me Veshmbathje për Institucionet e Komunës së Shtimes, Drejtoria për Ekonomi Zhvillim-Njësia e Pylltarisë. Furnizim me Veshmbathje për Institucionet e Komunës së Shtimes, IP’Albiona Asllani-Shtime. Furnizim me Veshmbathje për Institucionet e Komunës së Shtimes, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme. Furnizim me Veshmbathje për Institucionet e Komunës së Shtimes, SHKSH-Shtime “.
Por, çka saktësisht Komuna e Shtimes ka vendosur të blejë më 5 mijë e 483 euro.
Janë përmendur shumë produkte, mirëpo disa më specifiket janë të brendshmet për meshkuj dhe femra. Si brekë, macia, çorapë, shallvare.
“Brekë pambuku për meshkuj – ngjyrë e mbyllur, për të rritur, Copë 50. Brekë pambuku për femra- ngjyrë e mbyllur, për të rritur Copë 50. Maica të brendshme për femra (Pambuk) ngjyrë të mbyllur, për të rritur Copë 30. Maica te brendshme për meshkuj (Pambuk ) ngjyrë të mbyllur, për të rritur Copë 50. Çorapë pambuku për të rritur – ngjyrë të mbyllur Pal 100. Shallvare për femra(Liker), sipas porosis copë 8. Trenerka për femra (komp.) të gomës jo ngjyrë të bardha, sipas porosis Komp 15. Trenerka për meshkuj (komp.) të gomës 75% pambuk, jo ngjyrë të bardha, sipas porosisë Copë 15”.
Po ashtu janë porositur edhe disa pantallona, këpucë, këmisha e pallto.
“Pantolla ( nr 50, sezona verë ). Këmisha ( nr 41 sezona verë ). Pallto ( nr 50 sezona verë ). Këpucë ( nr 41 sezona verë ). Pantolla ( nr 56, sezona verë ). Këmisha ( nr 44 sezona verë ). Pallto ( nr 56 sezona verë ). Këpucë ( nr 44 sezona verë ). Pantolla ( nr 56, sezona verë ). Këmisha ( nr 44 sezona verë )”. /Demokracia.com