Deçani ka qenë temë gjatë ditës së sotme, pas një postimi të gazetarit Zeqir Mehmetajt, sipas të cilit është njoftuar për një organizim të një lëvizjeje rreth braktisjes së fesë islame.
Ashtu siç edhe pritej, reagoi edhe Lidhja e Historianëve, përcjell 07 Press.
Zyra për Komunikim e kësaj lidhjeje shtoi se organizimi i mbrëmshëm është veç nxitje dhe asgjë tjetër.
Më poshtë postimi i tyre:
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekon se e drejta e besimit fetare, në cilën do prej feve është e drejtë personale e pa imponime dhe pa të drejtë përzierjes tjetrit në drejtën e tij. Feja asnjë here as tash e as në të kaluarën dhe as në të ardhmen nuk do të i ndaj shqiptaret. Jemi një kombi me tri fe: islame, katolike e ortodokse.
Duke pasur parasysh që të drejtat themelore të gjithsecilit qytetar të Republikës së Kosovës janë të garantuara me Kushtetutën e vendit tonë, dhe duke ditur se aktivitete e tilla ku behet thirrej për urrejtje fetare deri në mos durim, janë në kundërshtim me parimet fondamentale të Kushtetutës tonë dhe aktet ligjore të vendit tonë. Andaj, duke pasur për bazë ketë, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të nise hetime ndaj organizatorëve të tubimit të djeshëm të mbajtur në Deçan në të cilin është përçuar mesazh i urrejtës nder fetare, mos durimit dhe thirrjeve kundër një komunitetit të caktuar fetar.
Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjale është keqpërdorur nga organizatore dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashme ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimi ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashme global.
Duke marrë për bazë që qetësia dhe harmonia mes tri besimeve (islame, katolike e ortodokse) tek shqiptaret i ka tejkaluar bashkëjetesën shumë shekullore, rasti i djeshëm në Deçan dhe aktivitetet e tilla assesi nuk do të mund të prishin harmonin nder fetare në Kosovë e me gjere.
Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës.
Kosova, ka legjislacione dhe rregulla që manifestimet e tilla mund të kryhen nëpër objektet e kultit të gjithsecilit besim fetare dhe assesi të kryen në vende publike dhe të manipulohet me masa të gjera të shoqërisë sonë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun