Një boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, ka vdekur në një hotel në Prizren, mesditën e së shtunës.
Sipas mjekut kujdestar, dyshimet janë se ai vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se viktima në kohën e vdekjes, në hotel ishte me bashkëshorten e tij.
“Viktima është M.A i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër.
Personi i cili ndërroi jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari, Republika e Serbisë. Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024”, ka theksuar ai.