Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se e sheh si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë.
Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që t’i bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.
“Duke qartë se NATO-ja e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë nuk është aq edhe sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanikë dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë ai për Tëvë 1.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në rajonin e Ballkanit, NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake për të mbajtur tensionet nën kontroll.