Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka shkruar në X rreth takimit në mes të BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
“Vendi i BB-ve është në BE”, ka shkruar mes tjerash Borrell duke shtuar se dëshirojnë të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e BE-së
Kështu është shprehur Borrell në “X”, nga ku tha se BE dëshiron të avancojë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e tyre.
Postimi:
Kryesimi i takimit ministror BE-Ballkani Perëndimor mbrëmjen e sotme me 6 ministrat e rajonit.
Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit.
Vendi i BB-ve është në BE.
Chairing the EU-#WesternBalkans ministerial meeting this evening with the 6 ministers of the region.
We want to advance the integration of the region into our decision making, including on foreign & security policy – already before accession.
The place of the WBs is in the EU. pic.twitter.com/VizlHbZ3FL
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 13, 2023