Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pritur mirë angazhimin e Kosovës për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
Ai tha që pret nga Kosova që të ndërmarrë edhe hapa të tjerë pozitivë drejt këtij procesi.
“Mirëpres angazhimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që e arritëm për hapat e parë të depërshkallëzimit”, ka shkruar Borrelli në Twitter.
“Presim nga Kosova që të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm pozitivë dhe ta vazhdojë avancimin në të drejtim”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me palët dhe me Lajçakun”.