Bora pranverore zbardh Thethin

Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë, reshjet e borës tashmë kanë formuar shtresë të trashë në zonat malore të Shqipërisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se reshjet e borës kanë zbardhur një pjesë të zonave malore në veri.

Sipas njoftimit mësohet se kalimi në Qafë Thore-Theth është pa vështirësi dhe pse bëhet thirrje për kujdes nga drejtuesit e automjeteve.

“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës. Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal

Video KËTU