Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit vdekjeprurës në spitalin e Gazës ku mbetën të vdekur qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Osmani tha se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.
“Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, tha Osmani.