Bloomberg: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga ShBA-ja

Mediumi amerikan “Bloomberg” ka publikuar një artikull për letrën që Presidenti i Shteteve të Bashkuarat të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ta falënderuar për pranimin e përkohshëm të migrantëve të deportuar nga ShBA-ja, duke e cilësuar këtë si një shenjë të “bashkëpunimit të fortë”, sipas presidentes Osmani. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kishte marrë një letër nga Trump, i cili gjithashtu shprehu dëshirën për të thelluar marrëdhëniet “në vitet në vijim,” sipas një postimi të saj në Facebook mbrëmjen e së martës.

Në qershor, Kosova pranoi një kërkesë të SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës. Ky veprim u përball me disa kritika brenda vendit, por nga Prishtina u paraqit si dëshmi e aleancës strategjike me Washingtonin”, thuhet në artikullin e mediumit amerikan, përcjell Reporteri.

Tutje në artikull thuhet se “Departamenti Amerikan i Shtetit është në kërkim të vendeve të reja që mund të pranojnë persona të deportuar, pjesërisht për shkak të kostove të larta të qendrave të ndalimit në SHBA dhe mungesës së hapësirës në to. Kosova i bashkohet një liste në rritje të shteteve që janë të gatshme të marrin pjesë në planin e administratës Trump, që së fundmi përfshin edhe Eswatinin dhe Sudanin e Jugut”.