Kosova nuk humbi asgjë nga bllokada e mallrave serbe. Më shumë se një muaj prej kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e importit të mallrave serbe.
“IndeksOnline”, ka mësuar nga burime të doganës se të gjitha mallrat të cilat janë importuar nga Serbia, janë duke u zëvendësuar nga vendet e regjionit.
“Të gjitha mallrat që janë të zëvendësueshme. Asnjë produkt nuk ka mungesë apo që nuk është i zëvendësueshëm. Në baza ditore importi I mallrave serbe përllogaritet të jetë 900 mijë euro deri në 1 milionë në ditë”, ka thënë ky burim.
Qeveria e Kosovës , kishte marr vendim pas “kidnapimit” të tre policëve të kufitarë nga xhandarmëria policore serbe.
Më pas ata janë liruar por që vendimi për mos lejimin e mallrave serbe vazhdon të mbetet në fuqi.