Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklaruar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Haxhiu tha se asnjë palë nuk mund ta tejkalojë këtë proces si i vetëm, prandaj duhen diskutimet, por sipas saj me kërkesa që arrihen e jo me barrikada.
“Pra, është e rëndësishme t’i kalojmë dy raundet e para, me nga 80 vota në kuti, ndërsa raundi i tretë mjafton 61 vota për. Asnjë palë e vetme nuk mund ta bëjë, prandaj duhet diskutime të sinqerta dhe kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme. Mirëpres diskutimet dhe takimet që kanë nisur. Mbështes çdo përpjekje serioze, me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon. Kemi shumë punë përpara. Bllokadat nuk prodhojnë të mira” – tha Haxhiu.
