Sekretari amerikan i Shtetit i cili aktualisht po qëndron në Tiranë, Antony Blinken, përmes një letre ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë.
Me këtë rast, Blinken kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.
”Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, thuhet mes tjerash në kërkesën e Blinkenit.
Tutje thotë se janë të përkushtuar të mbështesin qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
”Dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE”.