Blinken nesër në Tiranë, mësohet agjenda

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka zbardhur detaje mbi agjendën e Sekretarit Antony Blinken, i cili pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA-së për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

Zëdhënësi i DASH e konsideroi Shqipërinë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitetit dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo edhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020.“Mirëdita të gjithëve. Më falni që u vonova pak, ose në fakt shumë vonë. Do të filloj me disa komente hapëse për udhëtimet.

Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.