Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Blinken në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.
“Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij.
Presidenca e Kosovës ka publikuar këtë pjesë të fjalimit.