Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu-Kodra është e ftuara e radhës në Mandat me Memin, prodhim i portalit Përmbledhja.
Pse PDK zgjodhi Bedri Hamzën para Memli Krasniqit? Cila do të jetë arma kryesore në fushatë? A do të kandidojë sërish për deputete dhe a do ta votojë Kurtin për kryeministër nëse situata politike e kërkon një gjë të tillë?
Për këto dhe tema të tjera, ndiqeni intervistën me të, që transmetohet të premten me fillim nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të produksionit Elsa në Youtube e pastaj edhe si e ndarë në copëza në faqen e On Air në Facebook.
Deri atëherë jeni veç ushtrues detyre, pastaj keni Mandat.