Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela duket se ka fshirë llogarinë e tij në platformën X (ish-Twitter).
Profili i tij nuk ekziston më në “X”, e kjo duket se erdhi për shkak të reagimeve të shumta të opinioni publik për postimin që bëri Vela për gazetarin Fahri Musliu, e që u konsiderua si skandaloz.
Pak orë më parë, Vela kërkoi test të ADN-së, për të parë nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është djali i gazetarit Musliu.
Disa analistë e opinionistë kërkuan reagim nga presidentja dhe shkarkim të Velës.