Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa biznese të regjistruara në Kosovë, ku bashkëortak ka pasur edhe Veton Haradinajn, vëllaun e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
FrontOnline ka parë në faqen zyrtare të bizneseve të regjistruara të Kosovës se Hekuran Hoxha figuron si ortak në disa subjekte afariste, ku në strukturën e pronësisë paraqitet edhe emri i Veton Haradinajt, njëri nga vëllezërit Haradinaj.
Të dhënat e siguruara nga regjistri i bizneseve tregojnë se bashkëpunimi afarist mes Hoxhës dhe Haradinajt ka qenë formal dhe i regjistruar në institucione
Hoxha dhe Haradinaj ishin bashkëortak në kompaninë ‘’ DARD Construction SH.P.K’’ e cila si aktivitet ka ndërtimin i objekteve banesore dhe jobanesore. Hoxha në këtë biznes ishte aksionar me 12.00 %, derisa Veton Haradinaj ishte me 51.00 % aksionar.
Po ashtu, Hoxha e Haradinaj ishin aksionar edhe në biznesin tjetër ‘’Hako Construction SH.P.K’’. Hoxha në këtë biznes kishte 33.00 % të aksioneve derisa, Veton Hradinaj kishte 34.00 % të aksioneve.
Përveç tyre, këta të dy ishin po ashtu aksionar edhe në ‘’Kulla Construction SH.P.K’’, kompani kjo e cila si aktivitet ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.
Edhe në këtë biznes, Hoxha ishte aksionar me 16.00 % derisa Veton Haradinaj me 18.00 %.
