Nexhmedin Osmani – biznesmen nga Podujeva por që jeton në Munhen të Gjermanise, ka vazhduar traditën e tij të ndarjes së ndihmave per familjet në nevoje.
Sikur edhe në të kaluarën edhe në këtë Ramazan, Osmani, përmes donacionit të tij dhënë për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ndau 100 pako ushqimore dhe veshmbathje për 100 familje.
Veçantia e donacioneve të biznesmenit llapjan, edhe sivjet ishte që të gjitha familjet përfituese të jenë nga Komuna e Podujevës.
Kjo u bë e ditur edhe në njoftim në faqen zyrtare “Jetimat e Ballkanit”, në Facebook.