Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

Smajl Latifi ka qenë i ftuar te Politiko Lokale me Kushtrim Sadikun, ndërsa në njërën pjesë të intervistës e xhiruan në Stone Castle.

Aty i mirëpriti pronari Rrustem Gecaj, që për pak harroi petkun e biznesmenit, duke çuar në qiell të parin e komunës sonë.

“Mirëseerdhët, kryetari më i miri në Kosovë, mirëseerdhe”, tha ndër tjerash Gecaj, duke mos dhënë detaje se në bazë të cilës njësi matëse është më i miri.

Një “vardisje” kjo e panevojshme nga ana e Bacës Rrustë.