Biznesi në Pejë 18 ditë pa rrymë, pronari thotë se puna e ndërtuar me dekada rrezikon t’i shuhet për një muaj

Reduktimet e energjisë elektrike, përveç se po dëmtojnë ekonomitë familjare, po iu shkaktojnë telashe edhe bizneseve, gjithashtu.

Reduktimet e ditëve të fundit kanë prekur edhe Vitomericën e Pejës, me Gramoz Grudën që thotë se është dëmtuar jashtëzakonisht shumë në biznesin e tij që merret me distribuim të mjaltës.

Gruda është pronar i kompanisë “Gruda”, që furnizon me mall shumë biznese në Kosovë dhe jo vetëm, dhe se ka hyrë në ditën e 18 pa rrymë.

Përveç që kjo gjë po i shkakton dëm në produkte dhe funksionim të punës, Gruda thotë se nuk po mund të furnizojë as bizneset jashtë vendit, pikërisht sepse nuk ka rrymë.

Në një postim në Facebook, Gruda deklaron se ka dërguar mbi 15 mesazhe elektronike, 20 ankesa në telefon dhe dy takime në zyrat e KEDS-it në Pejë por asgjë nuk është zgjidhur.

“Një biznes familjar me 7 punëtorë të cilin biznes e kemi ndërtu me dekada, rrezikohet m’u rrënu për 1 muaj për shkak papërgjegjësisë së institucionit”, u shpreh mes të tjerash ai.

Ky është postimi i plotë i tij: