Bislimi njofton për reduktimin e Policisë në veri, ia përmend BE-së sanksionet kundër Kosovës

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës me Bashkimin Evropian, teksa ka treguar për reduktimin e forcave të Policisë së Kosovë për 25 për qind rreth komunave veriore, gjë që do të ndodh që nga nesër.

Këtë të enjten e ka konfirmuar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të cilit postimin në Twitter ia shpërndau Bislimi dhe dha sqarime për këtë proces.

”Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. po respekton plotësisht angazhimet e saj nga arrng. & beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

Për shkak të zhvillimeve në Veri që kaluan në tension që nga maji i këtij viti, Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Por Bislimi thotë se masat janë të përkohshme e të kthyeshme, duke nënkuptuar se këto veprime të Qeverisë në planin e deskalimit do të ndikojnë në largimin e atyre masave.

”Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur tutje për hapat pas Marrëveshjen e Bratislavës, nënshkrues i të cilës ishte Bislimi dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

”Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga arrng. & beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.