Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka falënderuar ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, për vizitën në Kosovë dhe mbështetjen e dhënë ndaj vendit.
Ai, në një konferencë të përbashkët për media, ka theksuar se e ka informuar Dvorakun për reformat që Kosova po planifikon t’i ndërmarrë për si pjesë e iniciativës për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“E kam njoftuar për masat kundërt Kosovës, është pozita që masat duhet të hiqen sa më shpejtë që është e mundur”.
“Procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet të lidhet me procesin integrues të Kosovës, fokusi duhet të kthehet te aspirata jonë e integrimit evropianë”, ka thënë Bislimi.