Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 11-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një vajzë 11 vjeçe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

E mitura u transportua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://permbledhja.com/e-rende-humb-jeten-nje-49-vjecar-si-pasoje-e-aksidentit-ne-gjakove-policia-jep-detaje/