Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.
Në raportin e tyre thuhet se popullsia në Kosovë ka rënë nga 1.8 milionë banorë në 1.5 milionë banorë sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Numërimi i regjistrimit është çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e niveleve të lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike zvogëlojnë përpjekjet për të siguruar shifra të sakta të popullsisë”, thuhet në raportin e AFP-së.
Ata kanë përmendur edhe një deklaratë të drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati të dhënë sot para mediave e ku tha se sipas rezultateve të para, Kosova ka mbi 1.5 milionë banorë.
Vendi kishte rreth 2.2 milionë banorë në vitin 2010, por ka pasur një dalje masive për të kërkuar punë jashtë vendit, kryesisht në shtetet e Bashkimit Evropian.